BallinaPolitike“Dënim im politik, i pari pas 34 vjetësh”- Ervin Salianji: Do bëj...

“Dënim im politik, i pari pas 34 vjetësh”- Ervin Salianji: Do bëj fushatë të jashtëzakonshme, edhe nga burgu

spot_img
spot_img

Një dënim politik e ka quajtur Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Apelit që la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e dënoi atë me 1 vit burg. Ai u dënua nga Apeli per “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatetn do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ” do ta bej nga burgu”.

“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.

Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.

E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë.  Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.

Deputeti demokrat Salianji paralajmëroi se do të ndjekë hapët e tjera ligjore.

“Do të ndjekim të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, kjo është një vendimmarrje që në gjykatat shqiptare të ndryshohet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular