BallinaAktualitetHistorike/DEA amerikane hap zyrën e saj në Tiranë, takimi i Dumanit me...

Historike/DEA amerikane hap zyrën e saj në Tiranë, takimi i Dumanit me shefen e madhe në Athinë!

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani është takuar në Athinë me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram në Konferencën Ndërkombëtare të Luftës kundër Drogave.

Nga njoftimi i SPAK, mësohet se gjatë këtij takimi është diskutuar bashkëpunimi mes dy agjencive, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Sipas SPAK, “ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar”.

Njoftimi i SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti z. Altin Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Administratoren e DEA-s, zj. Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi zj. Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular