Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila që la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e dënoi atë me 1 vit burg.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ka denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies, duke thekuar se “vendimi i sotëm më bindi dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë”.
Demokrati ka repikuar dhe më kryeministrin Edi Rama, i cili e cilësoi dënimin e Salianjit të ligjshëm.
“Prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin. Ky është Edi Rama”, shkruan ai.“Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në mënyrë tinëzare e korruptive. Një burracak që kërkon të ruajë nderin e tij të shqyer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundërshtarëve”,
Ndër të tjera, Salianji shprehet se denocimin e bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, do ta bënte dhe një mijë herë të tjera.
“Në luftë ka dhe sakrifica! Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin. Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik. Pis nuk me bejne dot te pistet!”, shkruan Salianji, ndërsa shton se e vetmja ndjesë keqardhje që ka sot, është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar, e atyre mijëra demokratëve, që i detyrohem!
Reagimi i Salianjit
I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.
I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!
Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!
Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.
Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.
Ky është Edi Rama.
Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.
Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.
Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.
Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!
Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!
Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.
1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.
Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.
Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.
Në luftë ka dhe sakrifica!
Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.
Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.
Pis nuk me bejne dot te pistet!
Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.
Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!
Opozitës i dhanë burg për shpifje!
Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!
Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!
E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!
Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!
Ne do ja dalim ✌🏻