BallinaAktualitet"Gjysmë burrë e gjysmë derrkuc", Rama “dhëmbë për dhëmbë” me Bardhin: Mezi...

“Gjysmë burrë e gjysmë derrkuc”, Rama “dhëmbë për dhëmbë” me Bardhin: Mezi prite ta heqësh qafe Salianjin

spot_img
spot_img

Kryeministri Rama ka reaguar sërish, këtë herë ndaj Gazment Bardhin, pasi ky i fundit komentoi deklaratën e kryeministrit për vendimin e gjykatës, e cila dënoi Ervin Salianjin me një vit burg.

Rama i drejtohet deputetit të PD si gjysmë burrë e gjysmë derrkuc, ndërsa rikthen edhe njëherë çështjen e “kallëzimit” të Gaz Bardhit ndaj vëllait të tij, Olsi Rama për drogën e Xibrakës, shkruan. 

Rama shkruan se “do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote”.

Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallëzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj t’i e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallëzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallëzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallëzim i Rremë – sepse megjithëse gjysmë burrë e gjysmë derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallëzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!

Për Ramën, Bardhi është lumturuar me dënimin e Salianjit pasi tashmë ka një konkurrent më pak për ambiciet e tij në Partinë Demokratike.

“Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje”, mbyllet reagimi i Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular