BallinaAktualitetZbulohet orari/ Ja kur Ervin Salianji do të paraqitet në Policinë e...

Zbulohet orari/ Ja kur Ervin Salianji do të paraqitet në Policinë e Tiranës. Mbështetësit e PD njoftojnë protestë

Deputeti i PD, Ervin Salianji do të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg.

Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orën 16:45 të kësaj të premte.

Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një mesazh i shpërndarë në telefonat e mbështetësve të PD i fton të mblidhen para ambienteve të Policisë në orën 17.00.

“Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim”, thuhet në mesazhin e mbërritur në telefonat e mbështetësve të opozitës.

Kryetari i Grupit te PD-së Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka zbuluar se deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet në Policinë e Tiranës, ndërsa lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me shumicën socialiste, në Kuvend.

Bardhi u shpreh se nuk do te kete jete normale parlamentare, nderkohe qe ka zbuluar se Grupi Parlamentar i demokrateve vendosi ne menyre unanime qe Ervin Salianji te mos dorezohej ne Polici, por te ngujoheshin ne seline blu.

Por ai zbuloi me tej se Ervin Salianji mbajti nje qendrim personal, duke vendosur te perballet me burgun politik.

“Qëndrimi i Grupit të PD-së është që ndaj kësaj padrejtësia nuk duhet të nënshtrohemi, qëndrimi unanim i të gjithë lolegëve është kërkesa drejtuar Salianjit të kops e zbatojë vendimin politkkë të Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarë.

Vendimi unanim ka qenë se është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjeroj ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimin jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.

Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj.

Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita.

Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të parut asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular