BallinaAktualitetVIDEO/Momenti i vetëdorëzimit të Ervin Salianjit në Policinë e Tiranës

VIDEO/Momenti i vetëdorëzimit të Ervin Salianjit në Policinë e Tiranës

spot_img
spot_img

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj tij, për veprën penale kallëzim të rremë, deputeti Ervin Salianji është vetëdorëzuar në polici.

Salianji mbërriti në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke vendosur kështu të vuajë dënimin dhe të mos pranojë propozimin unanim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për ngujim në selinë blu.

“Është një betejë që nuk përfundon. Sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. E di që shumë prej miqve kanë vuajtur represionin e qeverisë”, tha deputeti para policisë.

Salianji pritet që dënimin ta kryejë dënimin në burgun e Fierit.

Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-s, Gazment Bardhi, më herë në një konferencë për media tha se do të respektojnë vendimin personal të kolegut të tij, ndërsa shkuarjen e tij në burg e cilësoi sakrificë, që duhet të shërbejë si kambanë alarmi pasi sipas tij shteti ligjor ka rënë.

“Vendimi unanim ka qenë se, është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjerova ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimi, jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.

Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbejë si kambanë alarmi, se një deputet i opozitës çohet në burg pa prova si shenjë hakmarrjeje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular