BallinaEkonomiKreditë e vogla ndihmojnë biznesin/ Arlinda Muja: Kriza e kredive të këqija...

Kreditë e vogla ndihmojnë biznesin/ Arlinda Muja: Kriza e kredive të këqija nuk erdhi nga mikrofinanca

TIRANË- Presidentja e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Arlinda Muja duke folur në “Sheshin e Dollarit”  me moderator gazetarin Bardhi Sejdarasin u shpreh se institucionet dhe aktorët që mbledhin kreditë, duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë.

Ajo theksoi se mbledhja e kredive do duhet t’u jepej atyre institucioneve, të cilat nuk kanë në profilin e  tyre qëllimin që të japin kredi.

“Kjo ishte e nevojshme për t’u kryer, sepse të gjithë këto kredi të blera, që shiteshin në një palë të tretë duhet të mbeteshin brenda kontrollit të bankës qendrore. Mund të ishte licencuar në një kategori tjetër, jo nën kategorinë e institucioneve që jepnin kredi”, tha ajo.

Ajo shtoi se të gjithë ato subjekte që kanë shkelur ligjin do duhet të përballen me pasojat ligjore.

“Mendoj se çfarëdo lloj gjëje që ndodh në një industri duhet analizuar në mënyrë të veçantë dhe nuk duhet hedhur poshtë e gjithë industria. Ky është një fenomen që duhet izoluar dhe ata që kanë shkelur në mënyrë joligjore dhe jo-etike duhen dënuar”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular