Një prezantuese e lajmeve në stacionin televiziv libanez Al-Mayadeen shpërthen në lot teksa njofton se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet ajrore izraelite.
Siç shihet në këtë video, prezantuesja nuk i mban dot lotët.
Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror.
Nasrallah ka udhëhequr grupin militant libanez për tre dekadat e fundit dhe e ka transformuar atë në një nga grupet paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli pesë ditë zie në Iran për vdekjen e liderit të organizatës libaneze Hezbollah, Hassan Nasrallah.