BallinaKryesoreReagon grupimi i Bashës: Arrestimi i Salianjit, pjesë e pazarit Rama-Berisha, merr...

Reagon grupimi i Bashës: Arrestimi i Salianjit, pjesë e pazarit Rama-Berisha, merr vulën dhe dorëzo deputetin demokrat

spot_img
spot_img

Demokratët Euroatlantikë, grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianji.

Me anë të një postimi në Facebook, ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berishën për situatën e krijuar politike. Sipas tyre, edhe arrestimi i deputetit demokrat është pjesë e pazarit Rama-Berisha duke marrë vulën dhe dorëzo Salianjin.

Ata gjithashtu i përgjigjen edhe deputetit Agron Gjekmarkaj i cili ditën e sotme sulmoi Bashën për heshtjen e tij për këtë çështje.

Duke e cilësuar si vemjet politike, në reagimin e tyre shprehen se korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre.

Reagimi i plotë i Demokratëve Euroatlantikë:

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular