Kamza do te vazhdoje te jete nje qytet model sa i perket pastrimit sidomos tashme qe Bashkia e ka marr vet ne dore procesin. Premrtimi vjen nga kryebashkiaku Rakip Suli i cili ne rrjetin socal FB shkruan:
“Kamza, një qytet më i pastër! Tashmë shërbimi i pastrimit të qytetit po ofrohet nga vetë bashkia dhe jo nga kompani private, duke siguruar një standard të lartë dhe një menaxhim më të mirë. Investimet në mjete, pajisje dhe makineri na ndihmojnë të ofrojmë një shërbim të duhur për të gjithë qytetarët. Faleminderit ekipit të Ndërmarrjes së Pastrimit të Bashkisë Kamëz për punën e jashtëzakonshme në pastrimin e qytetit tonë“.