BallinaSociale25 familje në Bashkinë Mat marrin çelësat e banesave – Cilët janë...

25 familje në Bashkinë Mat marrin çelësat e banesave – Cilët janë përfituesit e programit Kombëtar të Strehimit Social?

spot_img
spot_img

Në kuadër të programit Kombëtar të Strehimit Social, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dorëzoi çelësat e apartamenteve për 25 familje në Burrel.

“Është për t’u thënë që njerëzit ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë mirë, që me një paradhënie shumë modeste dhe pastaj me këste, të cilat duhet të jenë 13 mijë lekë të reja, 14 mijë lekë, apo 14 mijë e 500 lekë në muaj për 15 vjet, bëheni zot i apartamentit tuaj.” -ka thën Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Por cilët janë përfituesit e programit?

Përfitues janë 5 familje me persona me aftësi të kufizuara që tashmë do të kenë një hapësirë të përshtatshme për nevojat e tyre të veçanta. Tre nëna kryefamiljare që do të kenë një shtëpi të sigurt për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Dy  familje me më shumë se këtër fëmijë dhe 12 çifte të reja që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre në një banesë të re.

Trualli në të cilin është ndërtuar objekti me sipërfaqje 4175 m2, dikur ka qenë ish ndërtesa e përpunimit të drurit, e paprivatizuar dhe është ofruar nga Bashkia Mat në funksion të EKB-së.

Ndërtimi i objektit në Burrel ka zgjatur 2.5 vjet. Ndërsa çmimi i kontratës së ndërtimit të objektit është 80.891.187 lekë dhe si vlerë totale objekti ka vlerën e 85,000,000 lekëve.

Në objektin e ndërtuar janë 9 njësi shërbimi dhe 12 garazhe automjetesh nëntokësore, për herë të parë në Mat. Objekti është i kolauduar me sistem kapot dhe efiçencë energjie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular