Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione të forta, teksa deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar foltores duke u ndeshur me Gardën e Republikës.
Në një moment nuk kanë munguar as përplasjet fizike ku protagonistë siç duket edhe nga pamjet ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledian Nallbati.
Më tej deputetët e opozitës kanë vijuar duke nxjerrë jashtë disa prej karrigeve të seksionit të tyre në Parlament në shenjë proteste, teksa kryeparamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar procedurën për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.
Ky i fundit nisi dënimin e tij pas Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin ndaj tij për kallëzim të rremë.
Me nxjerrjen e karrigeve deputetët demokratë kanë lënë ambientet e sallës së Parlamentit dhe janë vendosur në hyrjen e Kuvendit duke qëndruar në shenjë proteste përreth karrigeve të tyre.