BallinaPolitike"Pse nuk flisni për dhëndrin e Trump, se keni sharë Lul Bashën...

“Pse nuk flisni për dhëndrin e Trump, se keni sharë Lul Bashën që shiste opozitën!”/Noka: Nuk jemi kundër biznesit

spot_img
spot_img

Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën se përse opozita nuk ka folur asnjëherë për çështjen e Sazanit dhe Zvërnecit të cilat mund t’i jepen kompanisë së drejtuar nga dhëndri i Donald Trump, për të cilën ka patur artikuj të shumtë në mediat ndërkombëtare, madje tashmë ka nisur edhe një hetim nga Senati. 

Gazetari e pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të PD, se përse kjo parti nuk e mbron interesin publik në këtë rast, pasi bëhet fjalë për prona publike dhe a lidhet kjo me faktin se Berisha shpreson që një administratë e re në SHBA mund t’i heqë non-gratën. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka deklaroi se PD nuk mund të flasë kundër biznesit. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Në SHBA ka nisur një hetim nga Senati për dhëndrin e Donald Trump dhe investimet e Affinity Partners, në vende të huaja, përshirë edhe Shqipërisë ku është folur për një projekt në Sazan dhe Zvërnec. Pse nuk flet opozita për këtë çështje? Nuk jeni të shqetësuar për pronat publike në këtë rast? Keni hallin se vjen Trumpi në pushtet dhe mendoni se i heq non-gratën doktorit?

Flamur Noka: Ne jemi partia që hapëm Shqipërinë me perëndimin.

Ylli Rakipi: Kjo nuk ka lidhje me pyetjen.

Flamur Noka: Jemi parti e qendrës së djathtë, pro biznesit. Jemi partia që hapëm Shqipërinë ndaj investimeve të huaja.

Ylli Rakipi: Nuk jemi kundër, por s’ka lidhje me pyetjen.

Flamur Noka: Prandaj, jemi partia që kur kemi qenë në pushtet, kemi patur numrin më të lartë….

Ylli Rakipi: Keni sharë Lul Bashën që ka shitur interesat e opozitës. 

Flamur Noka: Prandaj nuk mund të jemi kurrë kundër ndaj një investitori që është partner strategjik i yni. Rama ka luajtur pë ti futur në xhepa… 

Ylli Rakipi: Epo bravo Edi Rama këtu pra, rrezikon t’ju “marrë” Trumpin…

Flamur Noka: Ne nuk mund të jemi kundër investimeve. Është investitor strategjik. Kurrë nuk na gjen kundër biznesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular