BallinaEkonomiHapet gara për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë

Hapet gara për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë

spot_img
spot_img

OSHEE Group Sh.A. dhe BERZH kanë shpallur hapjen e garës për ndërtimin e Nënstacionit 110/20kV Qendër Tiranë.

Detajet e njoftimit për zhvillimin e procedurës së hapur ndërkombëtare janë publikuar në faqet zyrtare të internetit të institucioneve përkatëse, sipas të cilit ftohen shoqëritë e interesuara të sjellin ofertat për realizimin e projektit strategjik.

Ndërtimi i nënstacionit vjen si fazë përfundimtare pas vlerësimeve të shumta nga konsulentë ndërkombëtarë dhe si fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes drejtuesve të grupit OSHEE dhe institucionit të njohur financiar: Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Realizimi i investimit vjen në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë, të firmosur nga OSHEE Group, dhe Marrëveshjes së Garancisë. të aprovuar nga qeveria shqiptare.

Nënstacioni “Qendër” parashikohet të jetë një vepër bashkëkohore, i ndërtuar nëntokë dhe me parametra të sigurtë të furnizimit me energji elektrike, përmes tre transformatorëve me fuqi 40/50MVA, që do t’u shërbejë rreth 140 mijë banorëve të kryeqytetit. Referuar afateve në marrëveshje, punimet për ndërtimin e nënstacionit përfundojnë në vitin 2028.

Detajet e ftesës për ofertë i gjeni në linkun https://ecepp.ebrd.com

Dokumenti i OSHEE me poshte

Shkrese Nst Qender ok.Download

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular