BallinaEkonomiSi do të shpërndahen 15 milionë euro në bujqësi? – Skema e...

Si do të shpërndahen 15 milionë euro në bujqësi? – Skema e investimeve, financim deri 20 mijë euro për aplikant

spot_img
spot_img

Nga 30 shtatori janë hapur aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që duan të përfitojnë nga skema e investimeve në bujqësi, ku në dispozicion janë vendosur 15 milionë euro.

Por si do të shpërndahen këto para’?  Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë, i cili ka hyrë në fuqi, detajon se janë 5 skema të reja mbështetëse për fermerët.

Konkretisht, për ndërtimin e serrave diellore të reja me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 2 ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes,  masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; jo më shumë 8 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë dhe jo më shumë se 4 katër milionë lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për masën rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, përfitimi do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15.5 milion lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë dhe jo më shumë se 5 hektarë.

Referuar udhëzimit, do të mbështeten fermerë për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imta, jo më pak se 10)dosa dhe jo më pak se 10 mijë shpendë. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt;

Për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt

Mbështetja për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut  do të jetë në masën  50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt.

Për të përfituar nga masat mbështetëse 9-13 aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR, Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Duhet të kenë shlyer sigurimet shoqërore në rastin e fermerëve individualë; të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit; të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

Përfituesve nga masat e mbështetjes së investimeve 9-13, pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka sipas përcaktimeve të kontratës. Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve do të bëhen nga data 30.9.2024 deri më 8.11.2024, brenda orarit zyrtar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular