BallinaPolitikeAmbasada Britanike dënon dhunën dhe kaosin në Kuvend: Partitë politike duhet të...

Ambasada Britanike dënon dhunën dhe kaosin në Kuvend: Partitë politike duhet të angazhohen në dialog konstruktiv

spot_img
spot_img

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar në Kuvend një ditë më parë.

Përmes një njoftimi, Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë,” njofton Ambasda Britanike.

Kujtojmë se në seancën e ditës së djeshme në Kuvend, deputetët demokratë rrëzuan foltoren, shkulën mikrofonat e socialistëve, goditën me shishe qelqi dhe këmbën e karriges, si dhe dogjën karriget e tyre në ambientin e jashtëm të Parlamentit.

Për të gjitha këto akte, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e këtyre deputetëve nga seancat plenare, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetime për 23 deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular