BallinaKronikeEMRAT/ Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe u morën 15 mijë euro,...

EMRAT/ Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe u morën 15 mijë euro, e pësojnë 2 punonjësit, si funksiononte skema

spot_img
spot_img

Dy punonjës të një agjencie turistike janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët.

Bëhet fjalë për shtetasit: Kleo Kariqi dhe Redi Hambari.

Sipas policisë, dy të rinjtë dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë


Finalizohet operacioni policor i koduar “Travel”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Ndalohen 2 shtetas, punonjës të një agjencie turistike, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”. Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit:

K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular