BallinaAktualitetIlir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit, mori firmat e...

Ilir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit, mori firmat e qeverisë

spot_img
spot_img

Ilir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme emrin e Prodës për drejtues të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha në një prononcim për gazetarët se kandidati Ilir Proda i ka kaluar etapat e verifikimit.

“Këshilli i Ministrave mori një vendim shumë të rëndësishëm. Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Poilicisë së Shtetit, zotin Ilir Proda.

Fakti që organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë record dhe përgjigja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje me çdo ligj dhe Drejtori i ri i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi”, deklaroi Hoxha.

Kush është Ilir Proda:

Me një karrierë të gjatë prej 19 vitesh, Ilir Proda, aktualisht mbante postin e drejtorit të Policisë Elbasan. Ai ka nisur hapat në policinë e Shtetit në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Në vitin 2013, Porda u emërua shef komisariatit nr. 2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Tre vjet më parë, Proda mori gradën kryekomisar dhe u emërua zv.drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Më pas, po gjatë 2021, ai emërohet në po të njëjtën detyrë në Policinë e Elbasanit. Në Mars të këtij viti ai u emërua në krye të Policisë së Elbasanit.

Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, ndërsa Ministria e Brendshme përzgjidhi Ilir Prodën, si kandidatin më të përshtatshëm për drejtimin e Policisë së Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular