Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë sot, 2 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në vendimin e zbardhur të Qeverisë theksohet se Binaj do të drejtojë institucionin numër një të Tatimeve në vend.
Deri tani në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ishte vendosur drejtoreshë e komanduar, Elidjana Celaj.
VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.