BallinaPolitikeDOKUMENTI-24 deputetë të opozitës të përjashtohen nga Parlamenti/ Zbardhet vendimi i “Etikës”...

DOKUMENTI-24 deputetë të opozitës të përjashtohen nga Parlamenti/ Zbardhet vendimi i “Etikës” për djegien e karrigeve

spot_img
spot_img

Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ditën e sotme u vendos që deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë. Për 19 deputetë të tjerë u mor vendimi për përjashtimin 40-ditor nga seancat plenare, ndërsa Edi Paloka u përjashtua për 10 ditë.

Nga vendimi i zbardhur i Komisionit të Etikës zbardhet se kërkesa për ndëshkimin e ligjvënësve të opozitës është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.

Kërkesa e socialistëve erdhi pas kaosit të krijuar në seancën e së hënës, ku deputetët e opozitës në shenjë proteste nuk lejuan zhvillimin e rregullt të seancës, si edhe dogjën jashtë Kuvendit disa prej karrigeve të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular