Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Berlin me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Valter Steinmeier.
Ai i ka thënë homologes nga Kosova se duhet të punojnë për të krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Në njoftim e presidentit Steinmeier thuhet se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane.
Ndërkohë Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, por edhe në rrugën euroatlantike.
Procesin e Berlinit, Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ajo ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.
Osmani ka mbërritur në Gjermani që nga e marta dhe është takuar edhe me ministren e Jashtme, Analena Berbok.