Këshilli i Ministrave emëron Ilir Binajn si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, mbajtur këtë të mërkurë dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ilir Binaj është Kontabilist i Çertifikuar Publik (CPA) në Kaliforni, Kontabilist i Çertifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në MB dhe Ekspert i Autorizuar i Kontabilitetit (EKR) në Shqipëri. Ai ka një Diplomë Master për Kontabilitet Profesional (MPA) nga Universiteti i Teksasit dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Dallas Baptist. Binaj është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) dhe anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA).
Binaj ka zëvendësuar në detyrë, Elidjana Çelaj, e cila u komandua në krye të tatimeve pas dorheqjes së Ceno Klosit.