BallinaSocialeShqipëria “ferr” për qytetarët e saj, “parajsë” për pensionistët italianë!

Shqipëria “ferr” për qytetarët e saj, “parajsë” për pensionistët italianë!

spot_img
spot_img

Me pensionin e tyre që shkon mesatarisht 1500 Euro, pensioniatët italianë që vijnë masivisht në Shqipëri paguajnë qiranë (e lirë për ta), por në kurriz të të rinjve shqiptarë që punojnë por nuk e paguajnë dot (e papërballueshme për ta), si dhe mund të paguajnë mjekët (si më të preferuar sepse i paguajnë më mirë) për kujdes shëndetësor më të shpejtë, në kurriz të pensionistëve shqiptarë, pensioni mesatar i të cilëve nuk shkon më shumë se 300 Euro.

Mbërritja masive e pensionistëve italianë teksa po përfitojnë kryesisht nga çmimet më të lira dhe kujdesi më i shpejtë shëndetësor, duke u çliruar edhe nga taksat, nuk bën gjë tjetër veçse rrit ofertën dhe koston e jetesës si dhe demoralizon akoma më tej popullsinë vendase, kryesisht të rinjtë për t’u larguar me ritme më të larta dhe më shpejta.

A po rrezikon Shqipëria përmes kësaj skeme të boshatiset nga qytetarët e saj aktivë për punë që largohen mesatarisht rreth 50 mijë çdo vit në perëndim që të kthehet në një vend ideal për moshat e treta të Italisë dhe të Europës, si dhe për punëtorë që vijnë nga vendet e botës së tretë.

Shqipëria, në këto kushte, duke mos frenuar dot largimin e qytetarëve të saj, po kthehet në një vend mikpritës jo vetëm për azilantë nga marrëveshjet me vendet perëndimore, por edhe një parajsë që ëndërrojnë Europën punëtorët nga vendet e treta si dhe pensionistët nga vendet perëndimore, kryesisht Italia.

Reportazhi i fundit i medias italiane transmetuar në RETE 4

Përjashtim nga taksat, shtohet numri i pensionistëve italianë që lëvizin në Shqipëri

“Është gjithmonë Cartabianca” e cila analizon fenomenin e atyre që shfrytëzojnë kushtet më të mira fiskale në Tiranë.

Gjithnjë e më shumë pensionistë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Përfitojnë nga kushtet më të mira tatimore. “Është gjithmonë Cartabianca” emision i TG5 që takoi disa pensionistë të cilët kanë vendosur të largohen nga Italia për të kaluar në anën tjetër të Adriatikut.

“Zgjodha Shqipërinë për të shijuar këtë mjedis dhe këtë det – thotë Carmine Lampietro e Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri në programin e Bianca Berlinguer. Por erdha këtu në Durrës pas përjashtimit nga taksat. Këtu pensionet nuk tatohen: pensioni im bruto është 1500 euro, në Itali kam paguar rreth 350 euro taksa. Në Itali është e pamundur të jetosh në mënyrë dinjitoze.”

“Këtu mund të bëj gjëra që nuk i kam bërë më parë në Itali, që nuk më lejuan t’i bëja në Itali”. Roberta Zanninoni e agjencisë “Eja të jetosh në Shqipëri” shpjegon se ndër arsyet pse italianët gjithnjë e më shumë nuk janë thjesht përjashtime nga taksat: “Ata vijnë këtu për klimën, koston e jetesës, kujdesin shëndetësor – thotë ajo -, mjekësinë, vizitat kushtojnë më pak”.
Programi Rete 4 tregoi edhe disa nga apartamentet në Durrës, ku pensioniatët italianë mund të jetojnë me çmime të përballueshme. “Lehtësimi i taksave që kam më lejon të jetoj mirë këtu dhe ndoshta të ndihmoj djalin tim që është në Itali”. Liberale.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular