BallinaAktualitet"Koha Jonë" e Nikoll Lesit, tregon skenarin e protestës së PD në...

“Koha Jonë” e Nikoll Lesit, tregon skenarin e protestës së PD në 7 tetor: E dhunshme, do ketë përplasje…

PD dhe opozita kanë paralajmëruar protestë në Tiranë në 7 tetor para Kryeministrisë dhe më pas në të gjitha rrugët e Tiranës, por sipas medies së Nikoll Lesit, ajo ka një skenar të dhunshëm i cili mund të shkasë në përplasje të mëdha.

Sipas burimeve të gazetës “Koha Jonë”, më 7 tetor nuk do të jetë protestë, por demonstratë me vepra të dhunshme. Kjo e rrit rrezikun e përplasjes me policinë e cila ka për detyrë të mbrojë rendin publik.

Më pas në kryqëzimet e Tiranës militantët partiakë do të ndezin goma dhe flakë për të krijuar bllokim trafiku dhe irritim të qytetarëve me qeverinë, sipas organizatorëve, por kjo mund të sjellë kundërreagim qytetar, deri në përplasje fizike.

Ndërkohë të gjitha dyqanet dhe marketet në këtë orë të darkës së 7 tetorit do të kenë mbyllur qepenat nga frika e vandalizmave apo vjedhjes, thuhet më tej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular