Një mjek i akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry, është deklaruar fajtor për akuzën e komplotit për shpërndarjen e drogës ketamine.
Dr Mark Chavez u shfaq në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën për të pranuar fajin e tij.
Ai mund të përballet me 10 vjet burg, raporton SkyNews. Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, në moshën 54 vjeç, më 28 tetor të vitit të kaluar.
Aktori po merrte ketaminë gjashtë deri në tetë herë në ditë para se të vdiste, sipas dokumenteve të gjykatës.
Avokati i Chavez, Matthew Binninger, tha pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë në gusht se ai është “tepër i penduar” dhe “po përpiqet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të korrigjuar gabimin që ndodhi këtu”.
Pesë persona, përfshirë Chavez, janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Perry.