BallinaPolitikeSi do vazhdojë aksioni opozitar? Përgjigjet Bardhi: Si të na teket!

Si do vazhdojë aksioni opozitar? Përgjigjet Bardhi: Si të na teket!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për tensionet e sotme në Parlament, ku ata nuk u lejuan të futën në seancë, për pasojë pati edhe përplasje me Gardën.

Për mediat, Bardhi tha se ata u dënuan nga Sekretariati i Etikës pa ligj, ndërsa theksoi se seanca nuk mund të konsiderohet normale.

“Asgjë nuk bën më shumë Putini”- th Bardhi. Ndërsa i pyetur si do të vazhdojë aksioni, ai u përgjigj: Si të na teket.

“Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund ti miratojnë.

Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini.

Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër.

Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe cdo godine tjetër.

Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular