BallinaAktualitetKREDO.AL I BASHKOHET FUSHATËS 'HUAMARRJE E ZGJUAR' PËR PROMOVIMIN E HUAMARRJES SË...

KREDO.AL I BASHKOHET FUSHATËS ‘HUAMARRJE E ZGJUAR’ PËR PROMOVIMIN E HUAMARRJES SË PËRGJEGJSHME

spot_img
spot_img

Kredo.al, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2024, në nivel lokal. Kjo fushatë, e organizuar nga Microfinance Center (MFC) dhe anëtarët e saj, synon të promovojë praktikat e përgjegjshme të huamarrjes dhe standardet e mbrojtjes së klientëve në industrinë e mikrofinancës. 

Edicioni i 10-të i Fushatës Huamarrje e Zgjuar nënvizon rëndësinë e nxitjes së një kulture të huadhënies së përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse. Si pjesë e angazhimit tonë për mirëqenien e klientëve dhe fuqizimin financiar, Kredo.al është entuziaste që është pjesë e kësaj nisme me ndikim. 

Në nivel lokal, organizata jonë do të kontribuojë me promovimin aktiviteteve edukuese të fushatës tek klientët dhe audience jonë, nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit, si dhe duke suportuar me materiale edukuese për një huamarrje të përgjegjshme. 

Duke marrë pjesë në këtë fushatë, Kredo.al tregon përkushtimin e saj ndaj kreditimit të përgjegjshëm dhe kujdesit ndaj klientit. Ne besojmë se praktikat e përgjegjshme të huamarrjes jo vetëm mbrojnë konsumatorët, por gjithashtu kontribuojnë në reputacionin e përgjithshëm të industrisë. Si pjesëmarrës, ne jemi të përkushtuar të shfaqim institucionin tonë si një huadhënës i besueshëm dhe etik. 

“Ne jemi të emocionuar që jemi pjesë e kësaj fushate që përputhet me vlerat tona thelbësore të promovimit të përfshirjes financiare dhe financave të përgjegjshme,” tha Besa Xhumari, Drejtoreshë Komerciale në Kredo.al.

Katarzyna Pawlak, Drejtoresha Ekzekutive e MFC-së, shprehu entuziazmin e saj, “Ne jemi të kënaqur që Kredo.al merr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar. Angazhimi i tyre për huadhënie të përgjegjshme dhe përfshirje financiare i bën ata një aleat të rëndësishëm në misionin tonë. Në këto kohë sfiduese, bashkëpunimi është thelbësor, dhe së bashku me Kredo.al ne mund të kemi një ndikim më të rëndësishëm në promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes.” 

Kredo.al inkurajon organizatat e tjera që të bashkohen me ne në mbështetjen dhe promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes. Së bashku, ne mund të kapërcejmë hendekun në edukimin financiar dhe të fuqizojmë individët dhe bizneset për të marrë vendime të informuara financiare. Duke punuar sëbashku, ne synojmë të forcojmë themelet e huadhënies dhe huamarrjes së përgjegjshme brenda komunitetit tonë dhe më gjerë. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt financiarisht për të gjithë. 

Rreth Kredo.al

Kredo.al është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania ofron shërbime të financimit të shpejtë për individë dhe biznese, me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. 

Rreth Microfinance Center (MFC): 

Një rrjet i financave sociale që promovon drejtësinë, përfshirjen, barazinë dhe shërbimin e përgjegjshëm. MFC bashkon mbi 120 organizata në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore, të cilët së bashku ofrojnë shërbime të përgjegjshme mikrofinanciare për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular