Partia Demokratike publikon spotin e protestës së 7 tetorit.
“Shqiptarët janë thirrur këtë të hënë ora 18.00 në protestë kombëtare për të marshuar drejt Tiranës.
Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.
Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet.
Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Edhe deputeti Gazment Bardhi teksa publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje masive.
Postimi i Gazment Bardhit:
Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.
Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!