BallinaAktualitetKryebashkiaku i Matit Agron Malaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj paraqitet në SPAK

spot_img
spot_img

Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Malaj ka shkuar i vetëm në ambientet e SPAK.

Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar Malajn të paraqitet në SPAK.

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.

Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular