BallinaKronikeZbulohet shuma e madhe e grabitur nga taksia që kishte ngecur në...

Zbulohet shuma e madhe e grabitur nga taksia që kishte ngecur në trafik te ish-“Blloku” në Tiranë

spot_img
spot_img

Plot 220 mijë euro janë grabitur nga një taksi në Tiranë, prej dy personave ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit të “Librit Universitar”.

Mësohet se taksisti sapo kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe ishte nisur për t’i dorëzuar në bankë.

Teksa ka ngecur në trafik për shkak të motit të keq, dy personat i janë afruar taksisë dhe kanë thyer xhamin e pasëm.

Prej aty, grabitësit kanë marrë çantën me plot 220 mijë euro dhe janë larguar.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular