BallinaAktualitetVlora “noton” në ujë, situata në qytetin bregdetar pas përmbytjeve! Aksi shndërrohet...

Vlora “noton” në ujë, situata në qytetin bregdetar pas përmbytjeve! Aksi shndërrohet në “liqen”, mjetet të fikura në mes të rrugës!

spot_img
spot_img

Situata në qytetin e Vlorës paraqitet problematike një ditë pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e dendura të shiut.

vlore permbytje

Situata është më kritike në aksin rrugor “Albano dhe Romina”, e cila është kthyer në “liqen”, ndërsa automjetet “notojnë” në ujë.

Gazetari Enrik Mehmeti, raporton se niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër, ndërsa makinat kanë mbetur të fikura në mes të rrugës.

Karroatrecët kanë hasur vështirësi për t’u futur në këtë aks rrugor dhe tërhequr automjetet e bllokuara në ujë.

vlore permbytje1

Ekipet e emergjencave civile kanë punuar gjatë natës dhe vazhdojnë të angazhohen për lehtësimin e situatës.

Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa 55 persona janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konviktet e qytetit, në pritje të normalizimit të kushteve në banesat e tyre.

Autoritetet lokale janë duke monitoruar situatën dhe planifikojnë masa të menjëhershme për të rikthyer normalitetin në këtë zonë të prekur nga reshjet e shiut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular