BallinaLifestyleKush ia ka rrëmbyer zemrën Elvana Gjatës? Zbulohet e vërteta e lidhjes...

Kush ia ka rrëmbyer zemrën Elvana Gjatës? Zbulohet e vërteta e lidhjes së këngëtares me inxhinierin e pasur! Ç’ndodhi mes dyshes gjatë xhirimit të filmit

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata gjithmonë kujdeset për jetën private, që ta mbajë larg syrit të medies. Por pavarësisht kësaj, së fundmi në medien rozë po përflitet se këngëtarja po jeton një lidhje dashurie të mundshme. Dhe pyetja e parë që do të bëni ju është se kush “ia ka vjedhur zemrën” Elvanës?

Mediat online ditët e fundit kanë shkruar se Elvana Gjata ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn. Në media u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 gisht mjaltë 2”. Inxhinieri është, gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziyn.

Elson Bajrakurtaj1

Përfshirja e inxhinierit të suksesshëm në filmin Elvanës dhe Ermalit “2 gisht mjaltë 2”, duket se ka ngjallur dyshimet për këtë lidhje që nuk është konfirmuar e as përgënjeshtruar deri tani nga asnjëri. Gjithsesi, vetë Elsoni ka hedhur në Instagram trailerin e filmit “2 gisht mjaltë”, duke e shoqëruar me postimin në anglisht: “Roli im i parë si aktor dhe çfarë filmi! Sa për të thyer akullin e fillimit. “2 gisht mjaltë 2” do jetë epik: në kinema në mbarë botën duke nisur nga Shkurti i 2024-s.

elvana gjata

Por ajo që nuk shkonte tek këto lajme, është pikërisht pjesa ku dhe shkruhej se në fakt Elsoni është i martuar. “Panorama” ka pyetur pranë burimeve të të dy protagonistëve, të cilët kanë mohuar që të ketë diçka mes inxhinierit dhe Elvanës. Madje, miqtë e përbashkët, shkruan se të dy nuk kanë pasur asnjë ndonjë afërsi në film, duke ruajtur edhe etikën në punë.

elvana gjata7

Elson Bajrakurtaj së fundmi ka reaguar për herë të parë mbi këto thashetheme. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të tij, ku shihej pranë një vajze me fustan të bardhë, duke aluduar se ishte i martuar. Por në fakt, pamjet në fjalë ishin nga dasma e motrës së tij. Pas këtyre thashethemeve, Bajrakurtaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, dhe në momentin që do të ketë dikë në krahë, vetë ai do ta ndajë këtë lajm me ndjekësit dhe miqtë, duke shtuar se do të hedhë në gjyq portalet që përhapën këto lajme “fake”.

elvana gjata3

“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s’e meritojnë vëmendjen, përhapin fake news dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t’ju frikësuar, aq me tepër nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj në rrjetet sociale.

elvana gjata4

Temë diskutimi në media rozë kohëve të fundit janë edhe aludimet për një ndarje të mundshme mes çiftit Heidi dhe Romeo. Ndonëse ata nuk kanë deklaruar ende asgjë publikisht. Ndjekësit e tyre kanë komentuar së fundmi edhe raportin e afërt të Romeos dhe Elvana Gjatës. Dyshja po përgatitet për një projekt së bashku, por as ky fakt nuk po i jep arsye që Heidi dhe këngëtares së njohur ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale.

romeo veshaj heidi baci

A është Elvana Gjata mollë sherri për Romeon dhe Heidin? Në këtë kontekst, këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar një video në ‘TikTok’ me Romeon dhe disa vajza, ku janë duke xhiruar për filmin “Tenxherja kapakun” që do të publikohet së shpejti. Gjatë videos, Elvana dëgjohet të këndojë një nga projektet e saj, duke thënë: “Sot unë jam me gocat bye bye babe”, duke kthyer kamerën drejt Romeos.

heidi baci romeo veshaj (1)

Ky moment ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit, duke ngritur dyshimet se është thumb për Heidin. Por edhe në këtë rast, mes Elvanës dhe Romeos, është vetëm një miqësi e mirë si dhe një bashkëpunim i suksesshëm, duke lënë gjithçka tjetër pas. Pak muaj më parë Elvana foli për herë të parë pas disa viteve në një intervistë në podkastin e Edi Ramës. Për herë të parë, ajo preku dhe jetën private.

elvana gjata9

“Kam pasur momente që jam ndjerë keq. Nuk jam ndjerë ndonjëherë e tradhtuar, por e hedhur poshtë, po ka pasur një moment. Nuk kam pasur shumë. Lavdi Zotit, por pak kam pasur”. Kjo është nga të rrallat deklarata që artistja ka dhënë në lidhje me jetën private, duke preferuar që gjithçka tjetër ta mbajë sa më diskrete.

elvana gjata2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular