BallinaLifestyleEgla Ceno rrëfen për herë të parë nëse është penduar për diçka...

Egla Ceno rrëfen për herë të parë nëse është penduar për diçka brenda BBV: Do kisha dashur më shumë…

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno për herë të parë ka treguar nëse është penduar për ndonjë gjë që ka bërë brenda shtëpisë së BBV. Ajo thotë se do kishte dashur që të qeshte më shumë në atë format, por sqaron se rrethanat ishin ndryshe.

egla ceno1

Aktorja Ceno tregon se ka një raport të mirë me Heidi Bacin, për të cilin thotë se i është bërë shumë qejfi kur ajo i ka folur kur e ka parë pas disa muajsh.

Situatën brenda shtëpisë, ajo e konsideron si të dhunshme psikologjikisht, por në fund ishte publiku ai që vendosi.

egla ceno

“Për të qarë njeriu qan vetëm, ndërsa për të qeshur duhen dy ose më shumë veta. Do kisha dashur të kisha qeshur më shumë”, tha Egla Ceni në emisionin “Goca dhe Gra”.

Egla Ceno: Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur e jetës time, që do ta mbaj mend. Tani po fillon BBVI 4 dhe 3 u harrua. Unë jam shumë e lumtur që gjithë rrugëtimi im aty u kurorëzua me fitoren. Jam e lumtur që shumica e njerëzve kanë kuptuar atë që kanë  parë. Jam e lumtur që mbaroi, liria është shumë e shenjtë, sepse 4 muaj e gjysmë, pavarësisht eksperiencës që është shumë e ngjeshur, brenda një ditë aty ndodhin gjëra sa për një vit jashtë. Për mendimin tim ka qenë e dhunshme, më vjen mirë që publiku inteligjent ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Kur pashë Heidin duke bërë ecjen time nga liqeni, Heidi më thërret, mu bë shumë qejfi. Mu duk sikur pashë një njeri të familjes time.

Pyetje: Ka diçka për të cilën je penduar?

Egla Ceno: Penduar jo, por do kisha dashur që të kishin qenë në atë shtëpi dy apo tre Heidi në atë shtëpi. Për të qarë njeriu qan vetëm, ndërsa për të qeshur duhen dy ose më shumë veta. Do kisha dashur të kisha qeshur më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular