BallinaPolitikeDeputeti i PD: Në 2025 jemi të humbur. Me Kodin e ri...

Deputeti i PD: Në 2025 jemi të humbur. Me Kodin e ri Zgjedhor i dhamë avantazh Ramës


Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku u vendos në studion e “Off the Record” në A2 CNN, përballë faktit se pak muaj më parë deklaronte që me marrëveshjen për Kodin Zgjedhor, opozita i ka dhënë Edi Ramës 12-13 mandate në tavolinë në zgjedhjet e 2025.

I pyetur se me çfarë motiv i kërkojnë qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protesta si ajo e 7 tetorit, pas të tilla deklaratash, Çollaku tha se ai vijon të ndajë bindjen se Kodi i Ri zgjedhor ishte dorëzim i Partisë Demokratike përballë Ramës.

Unë vazhdoj të them që marrëveshja, vota që bashkoi një pjesë e opozitës, sepse u nda disi me thikë sepse brenda opozitës ata që votuan kundra Kodit janë gati-gati më shumë se ata që votuan pro Kodit. Ka qenë një gabim jashtëzakonisht i rëndë strategjik. Ua kam thënë edhe kolegëve të mi”, u shpreh deputeti demokrat në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Në vijim Çollaku deklaroi se pasojat e kësaj marrëveshje, opozita do t’i shohë të konkretizuara në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, ku e pranoi se do të humbasin përballë mazhorancës aktuale.

Me përfitim zero, sepse opozita dha gjithçka. Dorëzoi luftën më të rëndësishme që duhet të bënte që ishte ajo beteja për koalicionet, e vetmja gjë që kishte interes opozita. Është një gabim që ende nuk e kam kuptuar në thelb pse ndodhi. Jam i bindur se ne të gjithë do ta pësojmë në 2025 sepse i kemi dhënë një avantazh të pamerituar kësaj opozite. Përtej kësaj mund t’iu numëroj dhe dhjetëra gabime të tjera që kemi bërë ne si opozitë në këto 3 vite”, tha Çollaku në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular