BallinaKronikeAksident i rëndë, humbin jetën 3 persona në Kosovë! Makina me të...

Aksident i rëndë, humbin jetën 3 persona në Kosovë! Makina me të cilën ata po udhëtonin ra në liqen

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.

Në këtë aksident trafiku i përfshirë ka qenë një automjet.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit.  Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar kryetari i Prishtinë, Përparim Rama në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular