BallinaAktualitetShqiptarët kryesojnë renditjen e të burgosurve në Britani, avokati: Nuk duan të...

Shqiptarët kryesojnë renditjen e të burgosurve në Britani, avokati: Nuk duan të kthehen në Shqipëri, iu bëj thirrje emigrantëve të…

Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe Naim Hasani ka folur sot në një lidhje ‘live’ për News24 për të dhënat e fundit të publikuara për numrin e të burgosurve shqiptar në këtë shtet.

Sipas shkrimit të publikuar në “The Telegraph”, shqiptarët kryesojnë renditjen e të burgosurve në Britani. Avokati Hasani deklaron se raporti është shqetësues, por edhe se faktorët janë të shumtë. Ai tha se të burgosurit shqiptarë nuk duan të kthehen në vendin e tyre për të kryer dënimet.

“Raporti i publikuar është shqetësues. Shkrimi i referohet të dhënave nga autoritetet e burgjeve dhe qeveria britanike. Numri i shqiptarëve të burgosur është më i larti, 1200, një shifër shqetësuese. Popullata e burgjeve është të paktën 100 mijë veta. Duke e krahasuar me kombësitë e tjera, shqiptarët zënë vendin e parë dhe janë faktor në kriminalitet. Pavarësisht se shqiptarët janë në numrin më të madh kriminelët janë nga çdo kombësi.
Sa i përket faktorëve që kanë ndihmuar në këtë numër, kemi parë të dhënat e deklaratat që i konsiderojnë shqiptarët një nga zotëruesit e tregut të narkotikëve. Për shkak të pamundësive financiare, strehimit, punësimit etj, emigrantët shqiptarë shpesh herë përfshihen në aktivitete të paligjshme”, tha ai.

Avokati deklaroi më tej se qeveria britanike po kërkon mënyra për të larguar të burgosurit.
“Të burgosurit shqiptar nuk preferojnë të vijnë të vuajnë dënimin në Shqipëri. Qeveria britanike kërkon të krijojë marrëveshje të reja që emigrantët e huaj, jo vetëm shqiptarët të vuajnë dënimet në vendet e tyre që të ulet kostoja financare për ta, si dhe mbipopullimi në burgje”, tha ai.

Ai bëri thirrje që ata që duan të jetojnë në Britani të ndjekin rrugët ligjore, pasi ka mënyrë të ndryshme për të përfituar sipas ligjit, duke e krahasuar me modelin australian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular