Sulmi i Izraelit ndaj Iranit pritet të ndodhë brenda orëve të ardhshme.
Burimet ushtarake izraelite thonë se sulmi i pritshëm izraelit në Teheran, si përgjigje ndaj sulmit të dytë me raketa në Tel Aviv është çështje orësh.
NJë burim i lartë ushtarak i cituar nga rrjeti britanik iTV thotë se luftëtarët izraelitë kanë marrë tashmë urdhra në lidhje me objektivat dhe ngarkimi i raketave ka përfunduar.
Izraeli ende nuk ua ka përcjellë koordinatat e objektivave personelit dhe oficerëve të forcave të armatosura, në mënyrë që operacioni të mbahet teper sekret deri në minutën e fundit.
Mbetet gjithashtu e panjohur nëse Izraeli ia ka komunikuar Uashingtonit planin e plotë të sulmit dhe nëse ka marrë “dritën jeshile” për këtë operacion.
Joe Biden javën e kaluar këmbënguli përgjigja ndaj Iranit do të jetë një operacion i përbashkët i forcave amerikane dhe izraelite.
Benjamin Netanyahu tha në një video-mesazh ditën e sotme: Irani qëndron pas të gjitha kërcënimeve dhe sulmeve kundër nesh. Ata hodhën qindra raketa drejt nesh në një nga sulmet më të mëdha në histori. Asnjë vend në botë nuk do ta pranonte një sulm të tillë, madje as Izraeli. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për të mbrojtur veten dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla, dhe ne do ta bëjmë këtë.”