Të martën më 2 tetor në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri ishte një aktivitet kulturorë disi i veçantë nga ato rutinë që ndodh të ketë në metropolin shqiptar.
Fadil Smajlaj, një specialistë i mirëfilltë i shërbimit postar i cili ka shërbyer mbi 3 dekada e gjysëm në Postën Shqiptare ku dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme ndër vite ka ardhur tek lexuesit më një botim interesant. “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” është titulli i librit që Fadil Smajlaj ka sjell për lexuesin dhe jo vetëm por dhe për vet shërbimin postar si dokument mjaft i vlefshëm për historinë dhe brezat në vijim. Në promovimin e librit ishin të pranishëm përfaqësues nga Posta Shqiptare, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, historianë, studiues, ish-drejtues të Postës, gazetarë, të afërm dhe dashamirës të librit. Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar. Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra. Fadil Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare. Nëpërmjet këtij libri Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët.
Libri “Gjurmë të Postës në Trojet Shqiptare në vitet 1800-1944” i Fadil Smajlajt, duke u mbështetur në dokumente historike dhe burime arkivore, ofron një pasqyrë më të plotë të shërbimit postar në vend përgjatë kësaj periudhe. Smajlaj, me përvojën e tij si specialist dhe drejtues në Postën Shqiptare, trajton historinë e këtij shërbimi nga shekulli i 18-të deri në çlirimin e vendit. Gjatë promovimit të librit në qendrën COD, u diskutuan fakte interesante mbi funksionimin e postës shqiptare gjatë luftërave dhe invazionet e huaja. Një dokument i rëndësishëm që vlerëson kontributin e lajmëtarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit, që e mbron lajmëtarin pavarësisht lajmit që sjell. Shërbimi postar në Shqipëri ka evoluar në forma të ndryshme nëpër histori duke ardhur deri në ditëm e sotme e ndërthurur me shërbimet digilale. Gjatë ceremonisë së prezantimit të librit “Gjurmë të Postës në trojet Shqiptare 1800-1944”. në panelin kryesor ishte redaktorja e librit zonja Liljana Konomi, Ervis Krymi profesor në Universitetin e Shkodrës, vet autori Fadil Smajlaj dhe Ylli Ballta përfaqësuesi i Sindikata Punonjësve Postes Shqiptare e ndërkohë dhe pjesë e historisë së shërbimit. Në kumtesën e saj nga redaktoria e librit znj.Liljana Konomi foli rreth librit të z.Smajlaj duke u ndalur dhe shpjeguar secilin nga kapitujt e tij. Një prej pjesmarrësve që folën në këtë promovim ishte dhe Ilir Pilku ku paraardhësit e të cilit themeluan dhe drejtuan shërbimin postar për dy dekada.
Profesor Ervis Krymbi në fjalën e tij tha se: -“Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, autori Fadil Smajlaj ofron një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar. Ishte kënaqësi dhe privilegj për mua, që të isha një nga relatorët gjatë promovimit. Në këtë libër mbështetur në dokumente historike, foto të shumta arkivore, jepet një informacion i plotë dhe mjaft i detajuar për shërbimin postar në periudhën 1800-1944. Në libër përshkruhen përpjekjet e shumta të shumë figurave, të cilët ishin një gur themeli i madh në funksionimin e Postës Shqiptare. Ky libër plotëson më së miri, një pjesë të rëndësishme, të një institucioni si Posta Shqiptare, ku në mënyrë kronologjike jepen ngjarje historike, personazhe e figura të cilët kanë qenë rrugëtues të shërbimit në Postën Shqiptare”. Më tej z.Krymbi shtoi se: – “Libri plotëson më së miri një hapësirë të rëndësishme, të institucionit si Posta Shqiptare, ku tregohen përpjekjet dhe arritjet për fillimin e shërbimit postar brenda e jashtë vendit. Po ashtu në libër përshkruhen llojet e shërbimeve postare të ofruara nga drejtoria e përgjithshme e Postës Shqiptare. Posta Shqiptare me funksionet e shërbimet e saj, në këtë libër tregon më së miri se është pjesë e rëndësishme e identitetit të vendit tonë në një rrugëtim të gjatë”.
“Duke e përgëzuar autorin Zotin Fadil Smajlaj për kontributin e tij në këtë botim, dua ta vlerësoj për punën e tij korrekte dhe skrupuloze në përgatitjen e radhitjen e materialit. Ky botim është një enciklopedi për Postën Shqiptare dhe rrugëtimin e saj ndër vite. Ky botim i shërben brezit aktual dhe të ardhshëm pasi është busull mjaft e rëndësishme, që tregon trashëgiminë dhe vlerat e shumta historike që ka dhe ka për të pasur në vazhdim Posta Shqiptare” – përfundoi fjalën e tij z.Krymbi. Në takim dhe panel ishte dhe Ylli Ballta drejtues i Sindikatës së Punonjësve të Postës Shqiptare i cili nder të tjera tha se kjo vepër është e para në historiografinë e Postës. Zoti Ballta evidentoi rolin e z.Smalaj pranë Postës së Kosovës, në rimëkëmbjen e saj dhe forcimit të strukturave ndihmëse. Sipas z.Ballta jehona e këtij libri i ka kaluar kufijtë shtetërorë dhe se kjo vepër është qershia mbi tortë në gjithë udhëtimin e tij me dhe pranë Posta Shqiptare. Këshilltarja e Drejtorit të Përgjithshëm të Posta Shqiptare Ardit Demiri, Mira Shtylla duke vlerësuar rolin e z.Smajlaj theksoi se Posta Shqiptare do promovoj këtë libër në të gjitha zyrat postare në rrethe. Po ashtu përfaqësuesja e AKEP pas fjalës së saj si vlerësim për z.Smajlaj në emër të titullarit të këtij institucioni i dha një medalje nderi. Në fund të takimit nuk munguan nuk munguan dhe përqafime mes miqsh.