Personi që shihni në foton më poshtë është Dritan Velaj, djali i cili vrau babain e tij, Kujtim Velaj me sëpatë pas një sherri në familje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.
Dritan Veliu 30 vjeç i cili njihet si person që ka ushtruar edhe më parë dhunë mbi familjarët e tij dhe që ka bërë edhe një vit burg goditi më sëpatë babain Kujtim Veliun 67-vjeç.
Autori mësohet se është beqar ndërkohë që është shpallur në kërkim nga Policia. Mësohet se e ëma e autiorit është e sëmurë ndërkohë që prindërit e 5 fëmijëve merren me tregti.
67-vjeçari u nis menjëherë në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është dërguar në Spitalin e Traumës.
Ja njoftimi i policisë:
Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.
Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.