BallinaKronikeVrau me shishe kokës shokun e tij, publikohet foto e autorit

Vrau me shishe kokës shokun e tij, publikohet foto e autorit

spot_img
spot_img

Publikohet foto e Admir Beqirir, 42 vjeç, i dyshuar se vrau me shishe në kokë Gëzim Bizoni 65 vjeç.

Admir Beqiri ka qëlluar 65-vjeçarin në oborrin e banesës së vet me shishe qelqi në gjendje të dehur.

Të dy shokët jetonin bashkë, por burime tregojnë se 65 vjeçari i ka kërkuar Admir Beqirit të largohet nga banesa. Ky mendohet të jetë dhe shkaku i sherrit që përfundoi tragjikisht.

Njoftimi:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular