Banka Credins ka pasur kënaqësinë që me rastin e fillimit te vitit të ri shkollor, të kontribuojë në pajisjen e fëmijëve të Fshatit SOS me çanta dhe mjete shkollore. 🎒✏️
Ky veprim është një pasqyrim i angazhimit tonë për përgjegjësinë korporative dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të jetës së komunitetit. 😊
Ne besojmë se arsimi është themeli i një të ardhmeje të ndritur dhe synojmë të mbështesim ata që kanë më shumë nevojë për mundësi dhe mbështetje. 🏫
Të ndihmojmë njëri-tjetrin është një vlerë që e promovojmë me krenari dhe me këtë kontribut, shpresojmë të bëjmë një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm në jetën e këtyre fëmijëve. 🙌