BallinaPolitikeDeputetët e PD-së dalin nga selia blu, nisen drejt bulevardit ‘Dëshmorët e...

Deputetët e PD-së dalin nga selia blu, nisen drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar protestës

Opozita ka thirrur ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë paralajmëruar një protestë jo normale, në të cilën nuk do të ketë fjalime. Organizimi i tubimit është mbajtur i fshehtë, ndërkohë që është paralajmëruar paralizimi i jetës normale. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.

18: 40Deputetët e  opozitës kanë dalë nga selia blu dhe janë nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë që prej orës 18:00.

Kreu i  Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boci, Bujar Leskaj, etj janë deputetët që po marshojnë në këmbë, ndërsa po ecin ngadalë.

Kujtojmë se nga kjo protestë opozita synon krijimin e një qeverie teknike, ndërsa nuk ka skenar sesi do të zhvillohet.

Opozita ka paralajmëruar për mosbindje civile, teksa 1500 forca policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular