BallinaSociale“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” – Sallaku: Këtë vit nis...

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” – Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU

spot_img
spot_img

Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë më e qartë do të jetë në mbyllje të fazës së regjistrimeve.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin degët që ofrohen në këtë universitet sepse garantojnë punësim të sigurt, ndërsa diploma njihet në të gjithë botën.

Studentët që zgjedhin degët e Universitetit Bujqësor, përfitojnë 40 mijë lekë në muaj, aq sa është paga minimale, ndërsa këtë vit akademik do të nisë edhe zbatimi i marrëveshjes me Universitetit e BOKU të Vjenës, një ndër universitetet më të mirë në botë për Burimet Natyrore dhe Shkencat e Jetës.

Paralelisht me formimin akademik, Universiteti Bujqësor vijon edhe programet për t’i përçuar njohuritë te fermerët, nëpërmjet ngritjes së klasave në terren, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular