BallinaKronikeEMRAT/“Ka abuzuar me ne”- Goditën për vdekje kushëririn 28-vjeçar, kush janë dy...

EMRAT/“Ka abuzuar me ne”- Goditën për vdekje kushëririn 28-vjeçar, kush janë dy vëllezërit shqiptarë 

Enis Loka dhe Aleksandros Loka janë dy vëllezërit shqiptarë që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka.

Krimi i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të hënës në Kypseli të Greqisë. 28-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak nga efektivët e policisë rrugore pranë kryqëzimit me Agios Meletiou dhe është nisur drejt spitalit me ambulancë, por nuk ka rritur të mbijetojë.

Pas ngjarjes në komisariatin e Kipselit janë vetëdorëzuar dy vëllezërit shqiptar, 17-vjeçari Enis Loka dhe 19-vjeçari Aleksandros Loka. Ata kanë deklaruar se janë abuzuar nga kushëriri i tyre, por ende nuk është specifikuar lloji i abuzimit.

Sipas një dëshmitari okular, i cili punonte në një restorant në vendngjarje, pak para orës 23:00 janë dëgjuar zëra dhe ka shpërthyer një sherr.

Më pas, dëshmitari ka parë 28-vjeçarin në një pellg gjaku. Ai e ka pyetur nëse është mirë, por nuk ka marrë përgjigje dhe më pas i plagosuri është nga gjakderdhja është rrëzuar.

Një dëshmitar tjetër dëshmoi se viktima dukej se kishte një ose dy plagë në qafë, si dhe lëndime të tjera afër barkut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular