BallinaBotaGJERMANI/Plani i qeverisë, 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë!

GJERMANI/Plani i qeverisë, 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë!

spot_img
spot_img

Qeveria gjermane planifikon të ofrojë një bonus 1000 euro një herë për të papunët afatgjatë që qëndrojnë në punë të rregullt të paktën 1 vit. Planet kundërshtohen nga opozita dhe politikanë të koalicionit.

Gjermania renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë.  Në qershor të këtij viti qeveria gjermane bëri të ditur se në të regjistruar si të papunë në vend janë 2,73 milionë vetë. Megjithatë shifrat e papunësisë kanë ulje-ngritje në bazë të sezonit, ashtu si edhe faza e papunësisë për personat e prekur. Rregulli që vlen dihet: Personat e kualifikuar rikthehen më shpejt në tregun e punës se ata të pakualifikuar. Kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi në tregun e punës i të papunëve për një kohë të gjatë është i vështirë. Për këtë arsye qeveria gjermane ka krijuar instrumente për integrimin e të papunëve afatgjatë, si për shembull subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet.

Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi një ndryshim përkatës në ligj për të modernizuar sigurimin e papunësisë dhe nxitjen e punësimit të mërkurën, njoftoi Ministria Federale e Ekonomisë. Tek ndryshimet e reja bëhen të ditura edhe planet e qeverisë për të ashtuquajturin “financim nxitës”, bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit. Qëllimi i bonusit është të “forcojë punësimin në marrëdhënieve të rregullta dhe afatgjata të punës”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë në Berlin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. “Të papunët afatgjatë duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë dhe të lënë mbështetjen bazë të shtetit.” Me këtë synohet të parandalohet rikthimi i shpejtë në sistemet shoqërore sociale. Synimi është në plan afatgjat buxheti federal të ketë “kursime përkatëse kostosh”, thuhet.

Opozita kundërshton: Tallje për ata që punojnë

Por këto plane janë kundërshtuar menjëherë nga opozita. “Bonusi 1000 euro është tallje e hapur për ata që prej vitesh bëjnën punën e tyre. Qeveria e koalicionit rrezikon paqen sociale dhe i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Martin Huber për gazetën gjermane “Bild” të shtunën (05.10.) Edhe deputeti i Të Gjelbërve, parti e koalicionit qeverisës, Frank Bsirske e refuzoi këtë plan. “Nuk e shoh si shumë të nevojshme një shpërblim të tillë. Shumica e njerëzve që marrin ‘Bürgergeld’ e pranojnë një punë, nëse e kanë shansin për këtë”, tha Bsirske për gazetën “Bild”. Kurse Frank Schäffler, politikan liberal i partisë FDP, pjesë e koalicionit tha se “ky plan është një skandal. Shpenzimet janë duke shpërthyer. Bonusi duhet të ndalet në Bundestag.”

Kabineti qeveritar vendosi javën e kaluar ndër të tjera edhe ashpërsime të rregulloreve për personat që marrin kontributin social “Bürgergeld”. Në rast refuzimi të punës ata së shpejti duhet të llogarisin me penalizime më të mëdha. Pjesë e këtyre rregulloreve të reja është edhe një i ashtuquajtur “financim nxitës” për të papunët afatgjatë./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular