Juristi Kreshnik Spahiu mendon se Pd mund të kishte bërë më shumë për mos burgosjen e Ervin Salianjit. Sot u shpreh ai në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ protesta nuk ia arriti qëllimit, për lirimin e Salianjit, pasi duhej të protestonin në Gjykatën e Lartë ku pritet të shqyrtohet çështja të premten.
‘Ju thanë amerikanët. Ndërkombëtarët nuk do lejojnë që pushteti politik apo një marrëveshje mes PD dhe PS të bëhet barrierë për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër dua të jem konstruktiv pas këtij emisioni. Kanë ekzistuar mjetet institucional ligjore që situata me Ervin Salianjin, deputet që nuk kishte të shkuar negative penale nëpërmjet përfshirjes në amnistinë që u votua me konsensus nga PD dhe PS. Ia kam thënë personalisht. Kam qenë kundër dënimit të tij edhe kur ishte me Bashën. Edhe kur ishte me Berishën.
Nuk kuptoj këtë reaksion politik në një moment kur ekzekutohet vendimi, kur kjo parti ka pasur mjetet kushtetuese që të lirohet me amnisti. Si dhjetëra kriminel dolën nga burgu dhe e toleruan Salianjin. Deputet që nuk duhet të jetë në burg. Kjo parti proteston sot në 10 të natës dhe nuk rrethon gjykatën e Lartë pas 5 ditësh për të kërkuar lirimin e Salianjit. Nuk ia arriti qëllimit protesta për lirimin e Salianjit. Kjo drejtësi nuk mund të jetë e pavarur. Presioni duhet të orientohet aty. Askush nuk e di çdo do të ndodhur të premten kur do jetë gjyqi. A do jenë me këtë intensitet. Apo do jenë 10 deputetë si në kinema. Duhet që këto kauza të mos keqpërdoren.’