Nga Naim Hasani.
Kryetari i degës Partisë Demokratike -Demokratët Euroatlantikë Britani e Madhe
Tubimi kuturu i disa aparatçikëve të PD të cilët i kanë marr frutet e pushtetit për 34 vite dhe nuk duan të lëshojnë karriget, ishte një dështim sepse shqiptarët e ndershëm, por as demokratët nuk iu bashkuan! Megjithë retorikën e fortë, përbetimin se e hëna e 7 tetorit do të ishte e fundit për Edi Ramën dhe se do të mundësohej qeveria teknike, drejtuesit e PD së sotme Noka-Bardhi dhe deputetët e dëshpëruar për të qenë në lista dhe pse jo dhe nga ata që ishin gati të binin dhe dëshmorë, dje panë braktisjen përfundimtare që iu bë duke i çuar protestat në pikën me të ulët dhe me një rezultat që dihej pavarësisht mashtrimit që iu bën dhe atyre pak militantëve që iu shkojnë pas.
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Diasporë panë në ekranet e televizioneve të Tiranë një teatër të gatuar nga xhaketat e politikës së vjetër, të një partie që erdhi në politikën e ditës si kompromis me Ramiz Alinë, benjaminin e Enver dhe Nexhije Hoxhës dhe Xhelin Gjonin mikun e një tjetër bllokmeni si Hysni Kapo.
Pse panë një teatër?
Panë një teatër sepse përveç xhirove në Tiranë prej rreth 2 orësh edhe pse protesta ishte parashikuar të mbahej 4 orë dhe disa femijëve të cilët i kishin ‘armatosur” me molotov për të sulmuar institucionet asgjë të re nuk panë. Nuk di as çfarë emri ti vë, nuk ishte as mosbindje civile, as demostratë, ndoshta një tubim.
Ishte teatër sepse drejtuesit e kësaj proteste me gjasmë një skenar të pabërë publik me misterin sikur do bëhej nami, ecnin si të tërbuar në rrugët e Tiranë me celular në dorë që komunikonin me dikë e nuk dihej cili ishte (ndoshta dhe Berisha), nuk mundën të prodhojnë asgjë nga ajo dalldisje njerëzish ardhur nga skajet më të largëta të Shqipërisë për në metropolin shqiptarë! Pritshmëria e tyre ishte e lartë por…!
Ishte nje teatër sepse siç u pa live dhe u theksua me të drejtë nga një prej analistëve në televizionet e Tiranës, drejtuesit e protestës dolën më të hekurosur se u futën në këtë tubim. E kundërta ndodhi me sulmin ndaj PD teksa Sali Berisha më të tijët u mbuluan nga shllungullat e tymit prej punës së matrapikëve në selinë blu si dhe mielli.
Ishte një teatër sepse gjasmë kërkonin të tregonin ndarje ideologjike me kundështarin duke sulmuar selinë e PS, teksa të njëjtat xhaketa të vjetra dal nga diktatura ose të afërm ish-komunistë që iu bashkuan PD nuk sulmuan PPSH në vitin 1990! E sulmi i djeshëm ishte një demagogji!
Ishte nje teatër sepse të njëjtët aktorë, pra grupimi i Sali Berishës i falën Edi Ramës pushtetin në tavolinë përmes miratimeve në Kodin Zgjedhor duke i dhënë votat pa e detyruar të kthejë kualicionet dhe listat e hapura!
Ishte teatër sepse të njëjtët që protestuan dje miratuan së bashku me Edi Ramën Amnistinë Penale për të fal të korruptuarit madje dhe ata që janë subjekt i SPAK!
Ishte teatër sepse kishin dalë dje pasi ishte mbushur kupa për arrestimin e Ervin Salijanit, por nuk i pamë që në këtë rebelimin (mosbindje civile) ku nuk njohin asnjë vendim të institucioneve të shtetit, të shkonin dhe gjuanin me molotov tek Gjykata e Apelit. Nuk e bënë dot sepse të njëjtët gjyqtarë që çuan Ervinin në burg i dhanë vulën Sali Berishës!
Ishte teatër pasi nga pallati në katin 8 -të Sali Berisha bënte sehir, kur teksa fliste për mosbindje civile, duhej të ishte vet i pari që të jepte shembullin përsa kohë iu kishte bërë thirrje shqiptarëve dhe demokratëve t’i bashkoheshin në demostratë për rrëzim të regjimit dhe diktatorit Rama.
Ishte dhe është një teatër pasi Sali Berisha kërkon ti çoj ata mbështetës që ende ka pas vetes mish për top sepse edhe sot në konferencë për shtyp pohoi se personalisht nuk do ta thyejë masën e arrestit dhe se do të bëj mosbindje civile nga shtëpia. E njëjta gjë vlen dhe për ata mbështetës që ende ka, të bëjnë mosbindje civile si Saliu nga shtëpia sikurse shumica e bënë më 7 tetor.
Ishte një teatër për të iu hedhur sy hive shqiptarëve se gjasmë janë në përballje dhe luftë me Edi Ramën kur tashmë të gjithë, i madh dhe i vogël e dinë që Rama-Berisha janë në pazar dhe kanë të njëjtin hall, përballjen me drejtësinë për korrupsionin dhe lidhjet e tyre me krimin pse jo sipas peshës së secilit!
Protesta e djeshme dha përgjigjien e qartë për të njëjtët aktorë që në këto 34 vite kanë luajtur teatër me qytetarët e këtij vendi, ku në skenë kanë luajtur pjesët, e në prapaskenë pazaret!
Qytetarët në shumicë dërrmuese janë të zhgënjyer nga ajo çfarë ka ndodhur në këtë vend nga politikanët e trekëndëshit të Bermundës siç e ka quajtur Lulzim Basha. Qytetarët nuk gënjehen më dhe nuk do të lejojnë zbatuesit e planit Katovica të vazhdojnë të tallen me ta.
Edi Rama e do Sali Berishën në skenë si aktor sepse pa të, ditët e pushtetit të tij janë të mbaruara. Nuk e do as në burg sepse nëse Saliu dënohet krijohet precedenti, atë që presin shqiptarë ku e tregojnë të gjithë sondazhet: DREJTËSI!
E që ditë e pandëshkueshmërisë të mos vijë ose zgjasë sa më shumë pengmarrësit e PD po luajnë teatër me “maskat” e PPSH ku në fakt mjaft drejtues të grupimit Berisha janë të kohës së diktaturës, kanë patur poste drejtuese dhe qenë anëtarë partie ose patur idhull diktatorin, kanë prishur kisha dhe xhamia. Ka të tjerë që servilizmin e kanë tipar të karakterit të tyre, por tashmë edhe ata, ndryshe nga grupimi i parë kanë dal zbuluar pa maska në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve.
Është koha që qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve shqiptarë të rrezojnë estabilishmetin e vjetër e tu japin mundësi të rinjve, politikanëve me mentalitet perëndimor të mirëshkolluar që të japin me të mirën nga vetja për ta zhvilluar dhe integruar vendin tonë në familjen e madhe europiane! Sqipëria meriton me shumë dhe me Lulzim Bashën kryeministër vendi do të radhitet me dinjitet në BE. E kjo ka për të ndodhur me mbështetjen e SHBA, Britani e Madhe, BE dhe qytetarëve shqiptarë do apo nuk duan aktorët e teatrit gjakpires 34 vjeçar, hije te PPSH!