Andres Iniesta la futbollin e luajtur në moshën 40 vjeçare. Edhe pse ai ka kontribuar për Barcelonën ka qenë një kundërshtar për shumë vite me Real Madrid, klubi i Los Blancos, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson atë që spanjolli ka bërë për futbollin.
“Duke pasur parasysh njoftimin e Andrés Iniesta për tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist, klubi i Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij duan të tregojnë mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll dhe futbollit botëror
Andrés Iniesta ka kontribuar në futboll dhe vlerat e tij për të rritur këtë sport, shkojnë përtej titujve të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë. Real Madridi i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re të jetës së tij”, shkruan klubi madrilen.