BallinaKronikeKati i dytë i ish-magazinave të Enver Hoxhës u kthye në shtëpi...

Kati i dytë i ish-magazinave të Enver Hoxhës u kthye në shtëpi bari, detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë! Pamjet nga ndërtesa

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë në kryeqytet ku u zbulua një shtëpi bari.

Raportohet se kati i dytë i ish-magazinave të kohës së komunizmit ishte përshtatur në shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës.

Magazina e vjetër me drogë u zbulua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende.

Një sasi e madhe droge është gjetur në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular