Banorët e disa fshatrave të rrethit të Matit janë mbledhur në Kamëz në një dëgjesë publike nga ku kërkojnë anullimin e projektit për ndërtimin e një HEC-I në atë zonë pasi sipas tyre, ka pasoja të mëdha për bimësinë dhe blegtorinë si dhe për jetesën e tyre.
Ka patur edhe nga ata që janë shprehur p[ro investimeve kryesisht në rrugë që të dërgojnë në zonat e thella ku banojnë.
Njëri nga banorët u shpreh se nuk mund të kuptohet jeta e tyre pas shkatërrimit që sipas tij po i bëhet zonës nga ndërtimi i HEC-eve.
“Ne nuk mund ta kuptojmë jetën tonë në atë zonë ku jemi rritur pas kësaj masakre mjedisore. Është diçka e cila nuk duhet lejuar të ndodhi”, tha ai.
Ndërkohë ambientalisti Sazan Guri i cili u është bashkuar prej disa ditësh kërkesave të banorëve, tha gjatë këtij takimi se ky lum që po tentohet të futet nëpër tuba, është I vetmi I këtij lloji pasi është edhe i pijshëm.
Ndërkohë, Guri ka edhe një apel ndaj të haujve që sipas tij tjetër thonë dhe tjetër bëjnë.
“Do e fitojmë si cështje. Është i vetmi lum me ujë të pijshëm. Lumi flet me njerëzit, njerezit nuk dinë të flasin me të. Të gjithë ata që e quajnë lumin rrëke do mbajnë përgjegjësi. Duhet ti tregojmë BERZH që ka gabuar. Te huajt na mësojnë ndryshe ne në kongrese e kur vijnë në Shqipëri veprojnë mdryshe. Ata nuk vijnë vetëm për HEC-et, vijnë për pyjet për drurët. Banorët kërkojnë të bëhet një peticion”, tha Guri.
Diskutim mes banorëve dhe Gurit:
Banori: Unë dua rrugën se nuk kam rrugë makine, ju flisni për ujin. Unë eci katër orë në këmbë, dua rrugë që të shkoj në fshat.
Sazan Guri: Uji e bën rrugën e rruga nuk e bën ujin
Banori-Gurit: Nuk marr vesh ca thu ti
Guri: Të bëhet rrugë s’jemi kundër rrugës, por jo të merret lumi
Banori: Gjithë këta fshatra kërkojnë ujin e fshatit tim e rrugën që kërkoj unë asnjëri nuk e do